Meksikë - Serbi
Meksika ka triumfuar në shtëpi përballë Serbisë, në një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Estadio Nemesio Diez” në Toluca, përfundoi me shifrat 5-1.
Dy autogola nga Avdic dhe Bukinac si dhe golat e shënuar nga Vasquez, Jimenez dhe Chavez, ndihmuan për fitoren meksikanët. Në krahun tjetër, golin e vetëm për serbët e shënoi Stanic.
Kështu, Meksika jep sinjale pozitive para Botërorit 2026, ku do të jetë pritëse bashkë me SHBA dhe Kanadanë. Pikërisht meksikanët do të çelin Kupën e Botës më 11 qershor përballë Afrikës së Jugut.
Gjithashtu në të njëjtin grup, atë A, Meksika ndodhet edhe me Korenë e Jugut dhe Republikën Çeke.
Poll
