Kanë përfunduar edhe ndeshjet e orës 21:00 të UEFA Europa League. Kujtojmë se sfidat ishin të vlefshme për raundin e 4-të të kompeticionit, teksa në këto 9 ndeshje u shënua një total prej 23 golash.
Aston Villa ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Makabi Tel Aviv me shifrat 2-0. Po me rezultatin 2-0, ia doli që të triumfonte edhe Real Betis, po si vendase. Ndërkohë që Bologna barazoi pa gola përballë Brann.
Në ndeshjet e tjera, Braga u shtang në shtëpi, duke u mposhtur me shifrat 3-4 nga Genk. Me rezultatin 3-1 fitoi Ferencvaros përballë Ludogorets, ndërsa PAOK luajti “poker”, 4-0 kundër Young Boys.
Në krahun tjetër, Plzen barazoi pa gola 0-0 me Fenerbahce, ndërsa Roma mori fitore të rëndësishme përballë Rangers të Nedim Bajramit në transfertë, sfidë të cilën italianët e fituan 0-2. Kurse Stuttgart fitoi 2-0 me Feyenoord.
GOLAT E ROMËS:


