Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Spektakël shqiptarësh në Evropë! Shkëndijës i ikin 3 pikët nga duart në "frymën e fundit"! Drita merr fitoren e parë në tokën irlandeze

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël shqiptarësh në Evropë! Shkëndijës
Liridon Latifi / Shelbourne - Drita

Klubet shqiptare luajtën mbrëmjen e sotme në Conference League, në kuadër të raundit të 3-të të këtij kompeticioni. Sfida mjaft spektakolare si nga Shkëndija e Tetovës ashtu dhe Drita.

Tetovarët barazuan në Shkup përballë Jagiellonia, me rezultatin 1-1. Golin e vetëm në këtë sfidë për Shkëndijën e shënoi Liridon Latifi, duke "shtangur" si fillim polakët, të cilët eliminuan Dinamon e Ilir Dajës gjatë kualifikueseve. Megjithatë Jagiellonia barazoi në minutën e 100-të. Skuadra nga Tetova, shkon kështu në vendin e 21-të në tabelën e renditjes, me 4 pikë të grumbulluara deri më tani. 

Goli i Liridon Latifit (Shkëndija 1-0 Jagiellonia)

Në krahun tjetër, edhe Drita bëri mjaft mirë. Kampionët e Kosovës triumfuan në transfertën irlandeze përballë Shelbourne, teksa sfida përfundmoi me shifrat 0-1. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 57-të, duke i dhënë fitoren e parë evropiane të tijëve. Kështu, ekipi nga Gjilani shkon në vendin e 13-të, me 5 pikë të grumbulluara. 

Goli i Almir Ajzerajt (Shelbourne 0-1 Drita)

Më poshtë do të njiheni me rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme të UEFA Conference League:

VIDEO/ Spektakël shqiptarësh në Evropë! Shkëndijës
Ndeshjet e orës 18:45
VIDEO/ Spektakël shqiptarësh në Evropë! Shkëndijës
Ndeshjet e orës 21:00

 

 

Poll

Lexo gjithashtu