Kanë përfunduar tri ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Europa League, aty ku janë prodhuar rezultate surprizë.
Kështu, Aston Villa ka fituar në transfertë përballë Bolognas, në shifrat 3-1. Ishte Konsa ai që hapi siparin e sfidës në minutën e 44-të, ndërsa në të 51-tën Watkins dyfishoi shifrat. Rowe në të 90-tën ngushtoi diferencën, përpara se sërish Watkins të shënonte të dytin personal dhe të tretin e takimit, duke çuar të tijët të sigurt për ndeshjen e kthimit.
Befason Freiburg që mposht në shtëpi 3-0 spanjollët e Celta Vigos. Grifo, Beste dhe Ginter shënuan për gjermanët, ndërsa udhëtojnë të qetë drejt Spanjës për llogaritë e fundit.
Sakaq, sfida mes Portos dhe Nottingham është mbyllur në barazim 1-1, duke lënë të hapur gjithçka në Angli për hapin e dytë.
