
Barcelona
Barcelona ka arritur një marrëveshje të befasishme sponsporizimi me Ministrinë e Sportit dhe Turizmit të Republikës Demokratike së Kongos. Barça do të mbajë në fanellë logon e “RDK, zemra e Afrikës” për 3 sezonet e ardhshme me një vlerë prej 30 milionë euro.
Kjo teknikë e klubit katalanas ka si synim rregullimin e bilancit financiar. Marrëveshja përfaqëson një nxitje financiare për ekipin, duke i lejuar atij të rrisë marzhin e pagave dhe të operojë më lehtë në tregun e transferimeve.
Logoja e Kongos pritet të debutojë zyrtarisht në ndeshjen e “Trofeut Gamper” kundër Comos dhe do të shfaqet në të gjitha uniformat zyrtare të ekipit të parë të meshkujve.
Poll