Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Strakosha dhe Pilo “fiksojnë” vendin e titullarit, trajneri “gozhdon” në stol shqiptarin tjetër! Publikohen FORMACIONET ZYRTARE të Vallecano – AEK

Shkruar nga NEWSPORT
Strakosha dhe Pilo “fiksojnë” vendin e titullarit, trajneri
Rayo Vallecano - AEK Athens

Rayo Vallecano dhe AEK-u i Athinës përballen sot në ndeshjen e parë çerekfinale të Uefa Conference League, e cila do të nisë pas 30 minutash.

Të dy trajnerët kanë vendosur për 11-shen titullare që do të hedhin që nga minuta e parë. Bie në sy lënia në stol e mbrojtësit të krahut të djathtë i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili do të marrë minuta në pjesën e dytë.

Në krahun tjetër, trajneri Nikolic i miqve ka zgjedhur t'i besojë nga minuta e parë mbrojtësit të krahut të majtë, Stavro Pilo dhe portierit Thomas Strakosha. 

FORMACIONET ZYRTARE:

Rayo Vallecano: Batalla; Ratiu, Lejeune, Luiz Felipe, Chavarria, Palazon, Ciss, Lopez, Akhomach, de Frutos, Garcia. Trajner: Inigo Perez.

AEK Athens: Strakosha, Rota, Moukoudi, Relvas, Pilo, Pereyra, Pineda, Mantalos, Koita, Jovic, Varga. Trajner: Marko Nikolic. 

Poll

Lexo gjithashtu