Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Përmbysje spektakolare e “djemve” të Orges Shehit, Ballkani dhuron “show” përballë maltezëve dhe i afrohet kualifikimit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje spektakolare e “djemve” të Orges Shehit,
Ballkani

Ballkani ka triumfuar në shtëpi Floriana në “aktin” e parë të fazës së dytë kualifikuese të Conference League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi 4-2.

Floriana kaloi së pari në avantazh, që në minutën e 8-të me Grech. Ndërkohë që Tolaj riktheu baraspeshën 5 minuta më vonë. Por në minutën e 25-të, Jah i dha përsëri avantazhin Florianës.

Pas golit të dytë të ekipit maltez, “djemtë” e Orges Shehit u zgjuan duke shënuar 3 herë të tjera. Ishte përsëri Tolaj që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa dy golat e tjerë i shënoi Adetunji.

Kështu, ekipi nga Suhareka është shumë pranë kalimit në fazën e 3-të të Conference League. Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes dy ekipeve do të zhvillohet më 31 korrik, duke nisur nga ora 19:30.

Goli i 4-t i Ballkanit (Adetunji)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga