Arb Manaj pas golit
Drita ka fituar në shtëpi përballë Shkëndijës së Tetovës, në kuadër të raundit të 4-të të UEFA Conference League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi 1-0.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Arb Manaj. Sulmuesi i Dritës së Gjilanit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21-të të sfidës, teksa festa ishte e veçantë me tifozët e ekipit të tij.
Kështu, kampionët e Kosovës i afrohen më shumë kualifikimit në fazën tjetër, duke shkuar në kuotën e 8 pikëve, në vendin e 8-të. Në krahun tjetër me 4 pikë, Shkëndija mban vendin e 25-të, pra jashtë Conference League.
Goli i Arb Manajt
Poll
