Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Grushte, shqelma dhe karrige kokës, SHERR MASIV para finales Betis – Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Grushte, shqelma dhe karrige kokës, SHERR MASIV para finales Betis
Pamje nga sherri

Real Betis dhe Chelsea do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur finalen e madhe të UEFA Conference League. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Tarczynski Arena”, në Poloni nis në orën 21:00.

Ndërkohë që në prag të këtij dueli në rrugët e qytetit, Wroclaw ka nisur një betejë e vërtetë. Tifozët spanjollë dhe ata anglezë kanë nisur të përleshën, duke goditur njëri-tjetrin me karrige e tavolina.

Pamjet e kësaj skene dhune po bëjnë xhiron në rrjet, teksa policia ka filluar të marrë masat. Sipas mediave ndërkombëtare, deri më tani policia ka arrestuar 3 tifozë spanjollë, por pritet që ata të mos jenë të fundit që do bien në prangat e “bluve”.

 

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga