
Dinamo mori një lajm fantastik mëngjesin e ditës së sotme. UEFA i kualifikoi dinamovitët direkt për në raundin e dytë të Conference League, pasi u përjashtua nga kjo garë skuadra irlandeze Drogheda United FC.
Kjo pasi irlandezët kanë të njëjtin pronarë me ekipin e Silkeborg IF, me danezët që gjithashtu do të jenë pjesëmarrës në raundin e dytë.
Dinamo ka reaguar pas këtij vendimi. Tashmë ekipi i Ilir Dajës do të presë deri ditën e nesërme për të mësuar kundërshtarët në këtë fazë.
“FC Dinamo City do të nisë rrugëtimin europian nga raundi i dytë kualifikues!
Dinamovitët kalojnë në turin e dytë pas vendimit të UEFA-s për të përjashtuar nga gara skuadrën irlandeze Drogheda United Fc, të cilët kishin të njëjtin pronar klubi me ekipin Silkeborg IF, që po ashtu nisin nga turi i dytë kualifikues.
Goglat për shortin e raundit të dytë, do të hidhen ditën e nesërme në Nyon.
#forcaDinamo????”, shkruan klubi dinamovitë.
View this post on Instagram