Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Trajneri i Kalju i pakënaqur për barazimin ndaj Partizanit: Mendoj se rezultati mund të ishte 1-0 ose më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Kalju i pakënaqur për barazimin ndaj Partizanit: Mendoj se
Nikita Andreev

Partizani u ndal në barazim në ndeshjen e turit të parë të Conference League. Të kuqtë e kryeqytetit barazuan përballë Kalju me rezultatin 1-1 në Estoni. Në përfundimin e takimit, trajneri i estonezëve Nikita Andreev foli për mediat.

“Lojtarët erdhën në fushë me energji dhe dëshirë të mirë dhe nuk ishin të frikësuar, luajtën hapur ndaj një prej skuadrave më të mira në Shqipëri dhe mendoj se treguan një paraqitje të mirë dhe nivel të mirë. Mund vetëm t’i përgëzoj dhe them se hapi i parë u hodh, duhet të shohim hap pas hapi përpara.

Ky është futbolli, jam i kënaqur me performancën, ndoshta jo me rezultatin. Mendoj se rezultati mund të ishte 1-0 e ndoshta më shumë. Por duhet të fokusohemi si mund të ndryshojmë në ndeshjen e dytë, çfarë korrigjimi mund të bëjmë dhe të marrim rezultatin që duam”, u shpreh Andreev.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga