
Tre ditë përpara se të dalin në fushën e lojës, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia kanë ndjekur sot me vëmendje shortin. Sot janë hedhur goglat për turin e tretë të Conference League.
Në Nyon të Zvicrës, ekipet e Kategorisë Superiore kanë zbuluar skuadrat që do të përballen në rast se kualifikohen në turin e tretë. Egnatia pritet të përballet me Inter Escaldes ose Olimpija Ljubljana. Tek këta të fundit bën pjesë Jurgen Çelhaka, ish-mesfushori i Tiranës.
Përballje tepër të vështirë pritet të ketë Vllaznia, ku në turin e tretë mund të ndeshet me Brondyn ose H.Boltfelag. Short të vështirë pritet të ketë dhe Dinamo në turin e tretë në rast kualifikimi, ku mund të përballet me Zire ose gjigantin e Hajdukut të Splitit.
Olimpija Ljubljana – Inter Escaldes / Dinamo Minsk – Egnatia
Vllaznia – Vikingur / H.Boltfelag – Brondy
Zire – Hajduk Split / Atletic Escaldes – Dinamo