Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Prezantuam mënyrën më të mirë të futbollit shqiptar”, Daja pas kualifikimit: Mbrëmje historike

Shkruar nga NEWSPORT
“Prezantuam mënyrën më të mirë të futbollit
Ilir Daja

Dinamo eliminoi Hajdukun e Splitit mbrëmjen e sotme duke e mposhtur me shifrat 3-1. Në përfundimin e sfidës ndaj kroatëve, trajneri Ilir Daja doli në një prononcim për mediat.

Besoj se të gjithë ishim në lot, ishte një mbrëmje historike për futbollin shqiptar dhe Dinamon. Kishim përballë një gjigant si Hajduku, me një kontigjent lojtarësh dhe staf. Kemi prezantuar në mënyrën më të mirë futbollin e klubeve të Shqipërisë.

Çunat luftuan deri në fund, e meriton dhe presidenti që ka bërë të mos mungojë asgjë, gjithashtu e meritojmë edhe ne stafi. Më duhet të dal nga modestia ime, po më vinte shumë keq sepse kishim shumë raste përpara portës. Në krahasim me Hajdukun në ndeshjen e sotme kishim shumë raste. Ajo që më bëri të besoj ishte loja e mirë e çunave.

Në fund fare, jemi të lumtur që bënë historinë. E kam bërë me Skënderbeun ndaj Sportingut të Lisbonës, edhe sot përballë një gjiganti të futbollit kroat. Të përballesh me kundërshtarë të nivelit të Hajdukut, është një bonus psikologjik edhe për lojtarët. Me shumë krenari lojtarët tanë hodhën një hap drejt personalitetit.

Të festojmë sot njëherë, sepse na takon, pastaj nesër do të merremi me Jagellonian. E dimë që është një kundërshtar shumë i vështirë, por do të mundohemi të bëjmë atë rrugëtim që kemi nisur”, u shpreh Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga