Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Partizani nuk do të jetë vetëm në Maltë, “Ultras Guerrils” gati për transfertën e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani nuk do të jetë vetëm në Maltë, “Ultras
Ultras Guerrils

Fati i Partizanit në Conference League do të vendoset në Maltë. Atje do të luhet ndeshja e kthimit me Marsaxlokk, teksa “demat” nuk do të jenë vetëm.

“Ultras Guerrils” do të udhëtojnë në mbështetje të Partizanit. Tifogrupi i kuq ka treguar mbështetje për 17 herë kampionët e vendit dhe në raste të tjera jashtë Shqipërisë.

Takimi përballë Marsaxlokk luhet ditën e enjte prej orës 19:00. Rezultati i sfidës së parë në Shqipëri ishte 1 me 1, teksa Partizani i zhgënjeu të gjithë me paraqitjen e tij.

Kujtojmë se në rast kualifikimi do të luajnë për turin e dytë të Conference League me Iberian. Klubi nga Gjeorgjia është kundërshtar i njohur, pasi 2 vite më parë eleminoi Partizanin nën emrin Saburtalo.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7