Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Olympiacos triumfon në derbin greko-turk, Fiorentina 'ngec' në transfertën çeke

Shkruar nga NEWSPORT
Olympiacos triumfon në derbin greko-turk, Fiorentina 'ngec'
Olympiacos

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të Conference League. Në këto 2 sfida cerekfinale u shënuan 5 gola, të gjitha në një ndeshje, ndërsa një tjetër e mbylli me rrjeta të paprekura.

Olympiacos fitoi në shtëpi përballë Fenerbahces, derbin greko-turk. Sifda e zhvilluar në “Georgios Karaiskakis Stadium”, përfundoi me rezultatin 3-2 të vendasve. Grekët shkuan në avantazhin 3-0, teksa turqit u rizgjuan në fundin e ndeshjes, por pa arritur të barazonin.

Në ndeshjen tjetër, atë mes Viktoria Plzen dhe Fiorentinës nuk kishte gola. Rastet ishin të shumta, sidomos nga italianët, por ndeshje përfundoi me rrjeta të paprekura.

Kujtojmë që po sonte, në orën 21:00 zhvillohet dy ndeshjet e dyta të kësaj faze të UECL. Aston Villa përballet me Lille, ndërsa Club Brugge luan kundër PAOK.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga