Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Nëse jam aty ku jam, falë Pellegrinit”, Maresca para finales: Do bëheshim ekipi i parë...

Shkruar nga NEWSPORT
“Nëse jam aty ku jam, falë Pellegrinit”, Maresca para
Enzo Maresca

Ditën e nesërme në orën 21:00 do të zhvillohet finalja e Concference League mes Real Betis dhe Chelsea në “Tarczynski Arena”. Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, trajneri i “Bluve të Londrës” Enzo Maresca ka dalë në konferencë për shtyp.

“Kemi zhvilluar një sezon të shkëlqyer, por mund të jetë fantastik nëse arrijmë të fitojmë Conference League. Do të ishte një mënyrë për të thënë se jemi rikthyer dhe se jemi një klub fitues në Europë.

Ne kemi mundësinë të jemi klubi i parë që do të fitonim të tre trofetë europianë për klube.

Për Manuel Pellegrinin? Nëse jam aty ku jam sot, është falë tij. Kam punuar me të për katër vjet, dy si lojtar dhe dy në stafin e tij, kështu që i detyrohem shumë. Jam mirënjohës për marrëdhënien që kemi dhe për këshillat që më jep”, u shpreh Maresca.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga