Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Motivim për Dinamon në Conference League, sulmuesi që u shit në Ukrainë bën veprimin FANTASTIK

Shkruar nga NEWSPORT
Motivim për Dinamon në Conference League, sulmuesi që u shit
Itodo Mandela, Baton Zabërgja dhe Klevi Qefalija

Dinamo do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të fazës së “play-off” të Conference League përballë Jagiellonia. Sfida që do të zhvillohet në “Chorten Arena”, nis në orën 20:15.

Në prag të këtij dueli, Dinamo ka marrë një motiv shtesë. Është pikërisht ish-sulmuesi i “Bluve”, Itodo Mandela, i cili ka motivuar ish-shokët e ekipit me anë të një komenti të bërë në faqen zyrtare të klubit shqiptar.

“Një tjetër moment historik sot. Forca Dinamo kampione”, shkruan nigeriani. Kujtojmë se Mandela u shit në Ukrainë te Metalist 1925 për shumën e 700 mijë eurove, por ka gjetur momentin për të mbështetur ish-ekipin.

Motivim për Dinamon në Conference League, sulmuesi që u shit
Komenti i Itodo Mandelës

 

Poll

Lexo gjithashtu