Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Mesfushori i Kombëtares sfidon Dinamon në “Air Albania”, Pajaziti: Do përpiqemi ta imponojmë rivalin

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori i Kombëtares sfidon Dinamon në “Air Albania”,
Adrion Pajaziti

Mesfushori i Kombëtares Adrion Pajaziti është rikthyer ne vendlindje së fundmi, ku ekipi i tij, Hajduk Split do të luajë përballë Dinamos së Ilir Dajës, e vlefshme për raundin e 3-të të Conference League. 22-vjeçari mbërriti në skuadrën e Split me pretendime të mëdha, por deri tani është inkuadruar në 3 ndeshje e përkthyer me vetëm 1 kartonë të verdhë.

Në prag të duelit me dinamovitët, Pajaziti ka hedhur edhe hipotezën e penalltive, si skenarë të mundshëm: “Kjo është një ndjesi speciale për mua pasi po luaj në shtëpinë time. Familja ime do të jetë këtu dhe jam shumë entuziast. Personalisht mendoj se luajta mirë në ndeshjen e  fundit, por ka gjëra të cilat duhet të përmirësoj. Ne do të luajmë në një stadium të shkëlqyer. Tifozët janë fantastikë. Ne shqiptarët jemi njerëz shumë patriotikë. Kam qenë krenar sa herë kam luajtur këtu.

Përgatitje për penalltitë? Me këdo që luajmë ne mundohemi që t’i imponojmë ritmin tonë të lojës. Ne analizojmë veten dhe mundohemi të përmirësohemi. Jemi gati edhe për penalltitë nëse do të ketë të tilla. Por unë shpresoj të mos ndodhë. Nëse do të duhet të gjuajmë të tilla, unë do të jem vullnetar për të goditur një”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga