
Pas triumfit 0-2 në transfertë, Egnatia ka fituar edhe mbrëmjen e sotme përballë Dinamo Minsk. Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi me shifrat 1-0. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.
“Objektivin personal e kishim një tur Championsi. Ndërsa në këtë tur ishim të kujdesshëm në të dyja ndeshjet dhe e merituam këtë kualifikim. Dinamo pjesën e dytë u hodh e gjitha në sulm, po iu thoja që do të kemi mundësinë për të qenë përpara portës.
E zgjidhi Selmani me atë eurogol, e merituam për sot. Olimpja Ljubjana është ekip i fortë. Kanë në grupe, ne do të provojmë shanset tona për të shkuar në grupe.
Afrimet janë lojtarë që mund të rrisin nivelin, i kemi zgjedhur. Grupi është i plotë, do të shikojmë nëse do të ketë lëvizje dhe më pas do të operojmë. Në Islandë ishim me 4 mungesa. Grupi është i plotë kështu siç është", tha Tetova.