Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Mendoj se mund ta kthejmë ndeshjen tjetër”, Edi Martini: E zotëruam të gjithë lojën

Shkruar nga NEWSPORT
“Mendoj se mund ta kthejmë ndeshjen tjetër”, Edi Martini:
Edi Martini

Vllaznia u mposht mbrëmjen e sotme nga Daugavpils me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e parë të kualifikueseve të Conference League. Trajneri i Vllaznisë doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit.

“Normalisht i mërzitur, kishim rastet tona dhe duhet të shënonim. E zotëruam të gjithë lojë, por pësuam një gol në fundin e lojës që duhet ta evitonim. Kemi ndryshuar 4 lojtarë në formacion në një muaj dhe nuk arritëm të mbanim ritmin. U munduam të bëjmë diçka për të shënuar gol, por nuk ia dolëm.

0-0 do ishte më mirë se 1-0. Sido që të dalë kjo ndeshje, kemi edhe një ndeshje. Jam optimist për lojën që kanë bërë djemt dhe mendoj se mund të kthejmë ndeshjen e kthimit. Ky është një ekip i vështirë, shtatlartë dhe që mbrojnë mirë. Kur futen 10 lojtarë në zonën e 30 metërshit është e vështirë t’i çashë. Kam besim te djemtë dhe kemi 90 minuta të tjera. 1-0 është një rezultat që mund ta kthejmë. Jemi më lart se ta.

Ne kemi prit edhe lojtarë të vijnë, jemi në bisedime me shumë lojtarë. Është e domosdoshme të kalojmë këtë tur edhe nga financat. Gjithsesi kemi një ndeshje që duhet ta luftojmë deri në fund për të arritur kualifikimin”, u shpreh Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga