
Ditën e sotme, është hedhur shorti për turin e 2-të të Conference League ku do të marrë pjesë Dinamo. Klubit kryeqytetas i ka “buzëqeshur” fati nga goglat e hedhura ditën e sotme.
Skuadra e Superiores do të presë në turin e 2-të fituesin e çiftit Atletic Escaldes – Diddeleng. Ky short i ka lënë optimistë në kampin e Dinamos, të cilët kanë reaguar në faqen zyrtare.
Reagimi i Dinamos në rrjetet sociale:
Short pozitiv për turin e 2-të!
Dinamo City ka mësuar emrin e kundërshtarit të turit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës.
Skuadra jonë do të ndeshet me fituesin e çiftit Atletic Club d’Escaldes (Andorra) - F91 Diddeleng (Luksemburg).
Ndeshjen e parë Dinamo City do ta luajë në fushë kundërashtare, në Andorra ose Luksemburg, më 24 korrik, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më pas.
Objektivi është kualifikimi për në turin e 3-të të këtij kompeticioni europian dhe shanset për ta arritur janë reale.