
Egnatia
Egnatia do të luajë ditën e sotme në transfertë ndaj Olimpija Ljubljana. Duel ky i vlefshëm për fazën e 3-të të Conference League dhe do të startojë në orën 20:00.
Kampionët do të udhëtojnë drejt Sllovenisë me objektivin kryesorë për të marrë rezultat pozitiv dhe për të shpresuar deri në fund për kualifikimin për në fazën tjetër. Para kësaj përballjeje kompanitë e basteve kanë thënë “fjalën” e tyre.Për fatin e keq të rrogozhinasve, ekipi i Edlir Tetovës nuk është favoritë për të fituar këtë sfidë.
Në fitore e mundshme e kampionëve të Superiores vlerësohet me 5, ndërsa barazimi me 4. Nga krahu tjetër fitorja e sllovenëve kuotohet me 1.57.
Poll