Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Kundërshtari ka frikë prej nesh”, Martini optimist para duelit me Vikingur: Kam besim te djemtë, le të fitojmë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Kundërshtari ka frikë prej nesh”, Martini optimist para
Edi Martini

Vllaznia do të luajë të enjten e 24 korrikut, ndeshjen e parë të fazës së dytë të Conference League përballë Vikingur Reykjavik. Në prag të duelit përballë islandezëve në “Loro Boriçi”, ka folur trajneri i kuqebluve, Edi Martini.

“Jemi kënaqur dhe gëzuar, kualifikimi ishte detyrim, iu them djemve “bravo ju qoftë për këtë dy ndeshje që bëtë dhe tani të vazhdojmë”. Kemi përballë nesër një ekip shumë të mirë fizikisht, jo më kot janë në vendin e parë në kampionat, para tre ditëve kishin një ndeshje me Valurin. Kanë ardhur që të hënën në Shkodër, gjë që tregon frikën e tyre karshi nesh, janë më favoritë se ne për ta kaluar turin, por ne do bëjmë maksimumin tonë për të kaluar përpara.

Ne përditë jemi më mirë, Qato nuk do jetë nesër, do na bëjë një dëm të madh, Sala ka pasur temperaturë, shpresoj të rikuperohet, gjithsesi jemi 25 lojtarë dhe do të japin më të mirën. Nëse me ekipin letonez diferenca ishte e madhe ne rrezikuam kualifikimin, jemi të fokusuar në këtë ndeshje, janë favoritë por ne do të luftojmë për të kaluar. Deri nesër nuk e di më thënë të drejtën, duhet pak përshtatje se si kanë ardhur te ekipi, dua që ata që të jenë në fushë të japin maksimumin. Bismark ka kohë që është në Shqipëri, Leoni, portieri ka ndryshuar ambient, nuk është bërë 1 me klimën, por do të na ndihmojë shumë. Tradita e viteve të fundit na ka dhënë një shije të hidhur, por unë kam besim te djemtë. Rezultati ndonjëherë është dhe çështje fati. Ne duhet të tentojmë të fitojmë ndeshjen, s'duhet të kalojmë në aventurë dhe lutemi që zoti të jetë me ne.

Tifozët do të jenë të shumtë nesër, është deçizive. Kritikët na ulin me këmbë në tokë, punojmë edhe më fort, çdo e keqe e ka një të mirë, na mobilizojnë më tepër. Të jesh trajner i Vllaznisë është kënaqësi dhe sfidë, do të jap maksimumin tim për të realizuar ëndrrat që kemi. Fokusi është që të jemi të plotë për kampionatin që do të jetë shumë i luftuar sivjet, presim disa afrime. Kemi qenë të kujdesshëm mos bëjmë gabime. Kevin është një vlerë që na mungon, për Jazxhi donim ta kishim por fati nuk e deshi. Kam besim te Gjini, do të na ndihmojë në Europë dhe kampionat”, ishin fjalët e Edi Martinit.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga