
Dinamo City, Egnatia, Conference League
Egnatia dhe Dinamo janë dy ekipet e vetme të Superiores që vazhdojnë rrugëtimin evropian. Dy skuadrat tona u kualifikuan në fazën e 3-të të Conference League.
Respektivisht, Dinamo eliminoi Atletic D’Escaldes, ndërsa skuadra e Egnatias ia doli të “likuidonte” Dinamo Minsk. Mirëpo kënaqësi nuk është vetëm kualifikimi më tej.
Një lajm i mirë është edhe shifrat që dy ekipet përfitojnë. Dinamo dhe Egnatia përfitojnë nga UEFA nga 375 mijë euro, për arritjen në fazën e 3-të të Conference League.
Një shifër e konsiderueshme, duke marrë parasysh që jemi në mes të merkatos dhe paratë mund të përdoren për përforcimin e organikës.
Poll