Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Kualifikimi ndaj Hajduk Split nuk i “bën punë”, Dinamo "eliminohet" nga kompanitë e basteve

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikimi ndaj Hajduk Split nuk i “bën punë”, Dinamo
Dinamo

Dinamo do të luajë një ndeshje mjaft delikate ditën e enjte. “Blutë” do të sfidojnë në transfertë skuadrën e Jagiellonia, përballje e vlefshme për fazën “Play-Off”.

Ilir Daja dhe “djemtë” e tij do të synojnë një tjetër rezultat pozivit në Conference League dhe të enjten në orën 20:15 do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren. E kur jemi vetëm pak ditë para kësaj përballjeje bastet kanë thënë fjalën e tyre.

Pavarësisht mrekullisë që bënë duke eliminuar Hajduk Split, sërish bastet “sakatojnë” Dinamon e Dajës. Fitorja e mundshme e dinamovitëve është 8.50, ndërsa barazimi ka kuotën e 5.50. Nga ana tjetër fitorja e polakëve vlerësohet me 1.27.

Gjithsesi Dinamo e Dajës ka treguar se pavarësisht që statistikat mund të jenë kundër tyre, ata do t’i thyejnë dhe do të shkruajnë historinë në këtë turne.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga