Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Kemi forcë dhe besim”, Balaj para sfidës me Vikingur: Është ndeshja e parë, kualifikimi arrihet me dy

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi forcë dhe besim”, Balaj para sfidës me Vikingur:
Bekim Balaj

Vllaznia do të zbresë në fushë ditën e nesërme për t’u përballur me Vikingurin në sfidën e turit të dytë të Conference League. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm që zhvillohet në “Loro Boriçi”, kapiteni Bekim Balaj doli në konferencë për shtyp për mediat.

“Normalisht ndeshje e rëndësishme, arritëm të kalojmë turin e parë. Me vështirësitë e veta, kthehemi në Shkodër dhe “Loro Boriçi”. Besoj edhe mbështetja e tifozëve do jetë shtysë më e madhe për ne dhe shpresoj t’ia dalim me sukses.

Kualifikimi rrit entuziazmin, besimin. Ne e kishim besimin dhe pse morëm rezultat që nuk na favorizoi ndeshjen e parë. Besimi ishte i madh, e treguam në ndeshjen e dytë dhe arritëm ta kthejmë.

Normalisht kundërshtar tjetër, cilësitë dihen. Vijnë në mes sezoni, janë aktiv me ritëm dhe minuta e ndeshje, ndoshta kjo është pjesë që i favorizon në krahasim me ne. Kemi forcë dhe besimi i çunave është i madh, do provojmë çdo gjë për t’u kualifikuar.

Hera e kaluar me islandezë? Ndoshta ndeshje me dy fytyra, pasi në Islandë bëmë një ndeshje të mirë deri diku. Në “Loro Boriçi” nuk u nis në mënyrën më të mirë, për 10 minuta gola të shpejtë të pësuar që prishën ndeshjen. Është histori tjetër. Luajmë në turin e dytë, vijmë pas një kualifikimi, me entuziazëm dhe besim kështu do shohim.

Jemi munduar të afrojmë lojtarë cilësorë, lojtarë që jam i sigurt se do na ndihmojnë për këtë ndeshje. Të gjithë i kemi pritur dhe shpresoj të japin atë ndihmë apo diçka që i ka munguar skuadrës. Shpresoj që kontributi i tyre të jetë i vlefshëm për ne.

Turi i tretë? Dëshira është e madhe, besimi është i madh. Jemi përgatitur, kemi punuar shumë. Jemi besimplotë dhe do provojmë çdo gjë për ta kaluar këtë tur.

Për fitore nesër? Është ndeshja e parë, duhet të jemi të kujdesshëm. Kualifikimi arrihet me dy ndeshje. Nesër edhe me mbështetjen e tifozëve do tentojmë të marrim rezultat pozitiv në Shkodër, që t’i kemi gjërat më të lehtë në ndeshjen e dytë. Është me dy ndeshje dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

Dodaj? Gjej rastin ta përshëndes, ta përgëzoj për këtë lëvizje. Ka pasur mbështetjen e të gjithëve. Një djalë dhe sportist me vlera, e ka treguar veten për sa ka luajtur te Vllaznia dhe i dëshirojmë rrugën e mbarë dhe shpresoj ta shikojmë sa më lart”, u shpreh Balaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga