
Ditën e nesërme, Chelsea dhe Real Betis do të dalin në fushën e lojës për të zhvillua finalen e madhe të Conference League. Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, trajneri i spanjollëve Manuel Pellegrini ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
“Për të fituar, duhet të jemi i njëjti ekip si gjithmonë. E kam thënë shumë herë se duhet të dish si ta menaxhosh aspektin emocional sepse një gabim serioz mund të vendosë rezultatin.
Kemi disa dyshime në lidhje me gjendjen fizike të lojtarëve dhe do të shohim nëse mund t’i zgjidhim ato nesër. Më pas të shohim se cili do të jetë formacioni për nesër.
Marrëdhënia me Marescan? I dërgova një mesazh të shkurtër kur filluam fazën e grupeve që shihemi në Poloni në finale. Dhe kur mbërritëm këtu, e telefonova për t’i thënë sa i lumtur isha që do të luaja në finale kundër tij”, u shpreh Pellegrini.