
Jesus Imaz
Skuadra e Jagiellonia do të përballet të enjten në Poloni përballë Dinamos, ndeshje e vlefshme për fazën “play-off” të Conference League.
Për ekipin e Ilir Dajës do të jetë “shansi i artë” për të arritur grupet e këtij kompeticioni, por fillimisht dinamovitët do duhet të “thyejnë” ekipin e Jagiellonia dhe Jesus Imaz.
Mesfushori spanjoll po zhvillon sezon “ëndërrash” te polakët, ku në 8 ndeshjet e këtij sezoni numëron 5 gola dhe 6 asiste. Edhe pse me tipare si mesfushor i avancuar, ai po udhëheq ekipin drejt fitoreve. Pikërisht 34-vjeçari do të jetë rreziku kryesore në portën e Dinamos.
Poll