
Drita
Drita ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një kompeticion europian. Kampionët e Kosovës kanë arritur të mposhtin mbrëmjen e sotme skuadrën e Differdange në transfertë 1-0.
Ndërsa përballja e parë e zhvilluar në Kosovë përfundoi 2-1 për Dritën. Kjo është hera e parë që ekipi i drejtuar nga Ramadani do të luajë në një kompeticion madhor si Conference League.
Takimi i sotëm shkoi në mënyrën më të mirë, pasi Differdange u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 3-të. Falë epërsisë numerike, Drita arriti të gjejë dhe avantazhin në pjesën e dytë me golin e Besnik Krasniqit.
Poll