
Fonana - Colwill
Chelsea arriti të fitonte trofeun e Conference League, me anglezët që mposhtën 4-1 Betis. “Blutë” e mbyllin kështu sezonin me trofe, ndërsa festa ishte e gjitha legjitime te anglezët.
Levi Colwill ka folur pas këtij suksesi. Mbrojtësi ishte mjaft i lumtur, teksa nënvizoi se ky trofe ishte shumë i rëndësishëm për ekipin.
“Ka qenë e mrekullueshme. Ne kemi arritur gjithçka që donim të bënim. Ndihem i lumtur të fitoj garën time të parë evropiane me Chelsean, shpresojmë se do të ketë edhe shumë të tjera. Dhe Champions League për sezonin e ardhshëm, nuk mendoj se mund të bëhet më mirë se kaq”, ka nënvizuar mbrojtësi.