
Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale për sukseset e Dinamos dhe Egnatias. Kreu i FSHF-së ka uruar ekipet për kualifikimin.
Ndër të tjera thekson se kjo padiksutim është arritje për futbollin shqiptar që rrit njëkohësisht edhe kredibilitetin e klubeve tonë.
“Dinamo City & Egnatia shkruajnë një tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë! ????????⚽
Urime dy klubeve tona për kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League!
Dinamo City menaxhoi me qetësi një tjetër ndeshje të vështirë dhe siguroi kalimin e mëtejshëm, ndërsa Egnatia tregoi edhe një herë forcë dhe personalitet, duke fituar sërish ndaj Dinamo Minskut dhe duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë kompeticion.
Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera!
Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie”, ka shkruar Duka.