
Skuadra e Ballkanit ditën e nesërme në orën 20:30 do të përballet me maltezët e Floriana. Ky takimi do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa në letër ekipi shqiptar i Kosovës është ndjeshëm i favorizuar në “letër”. Në prag të këtij dueli ka reaguar Ballkani në rrjetet e tij sociale, duke ia adresuar këtë mesazh tifozëve.
Klubi kërkon mbështetje masive në shkallët e stadiumit, me qëllim për t’i dhënë një spunton shtesë: “Tifozë të dashur, jemi vetëm një ditë pranë momentit kur skuadra rikthehet të luaj në Evropë. Në stadiumin ku kemi shkruar historinë e futbollit tonë shtetëror, nesër zbresim për ta filluar kampanjën e re të Konferencës së Evropës.
Nga ora 20:30 në ‘Fadil Vokrri’ përballemi me skuadrën malteze “Floriana”, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në UECL, prej të cilës synojmë ta bëjmë atë që të gjithë e presin nga FC Ballkani. Me mbështetjen tuaj nga tribuna, si çdo herë secili futbollist jep gjithçka nga vetja, për ta gatuar suksesin e radhës”.