
Vllaznia triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Vikingurit me rezultatin 2-1 në “Loro Boriçi”. Në përfundimin e këtij takimi, kapiteni i shkodranëve Bekim Balaj doli në prononcim për mediat.
“Kaluam një tur të parë, u rrit besimi dhe e kaluam me meritë të plotë. Ekipi ka cilësi dhe nuk kënaqemi më pak. Nisëm ndeshjen me një gol minus, na vjen keq sepse jemi mirë në goditjet standarte. Na kishte munguar një atmosferë e tillë në “Loro Boriçi”.
Na kishte ndodhur të pësonim më parë, kishim qetësi dhe bindje për të dalë nga ai ngërçi për t’u rikthyer në lojë. Besimi ishte i madh, arritëm të shënojmë dhe kishim rastë të shënonim të tjerë. Sigurisht Dodaj dhe Bismark janë të ndryshëm. Charls na ndihmoi shumë me aq stërvitje sa ka bërë”, u shpreh Balaj.