
Floriana 1-1 Ballkani
Ekipet e Kosovës kanë luajtur gjithashtu mbrëmjen e sotme ndeshjet e kthimit të fazës së dytë të Conference League.
Pas fitores 4-2 në shtëpi përballë maltezëve të Floriana, Ballkani u mjaftua me barazim mbrëmjen e sotme. Sfida mes “djemve” të Orges Shehit dhe ekipit maltez përfundoi 1-1. Kështu Ballkani shkon në fazën e 3-të, aty ku do të përballet me Shamrock Rovers nga Irlanda.
Në krahun tjetër, Prishtina nuk ia doli përballë Larne. Sfida e parë përfundoi 0-0, ndërsa e sotmja 1-1. Por, prishtinalitë gabuan në goditjet e penalltive dhe kështu, ekipi nga Irlanda e Veriut kalon më tej.
Poll