Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

E ÇUDITSHME/ Arbitri shqiptar bën "GAFË" në ndeshjen e Evropës, e ndëshkon futbollistin me dy kartonë të verdhë, por nuk e nxjerr nga loja

Shkruar nga NEWSPORT
E ÇUDITSHME/ Arbitri shqiptar bën "GAFË" në
Arbitri shqiptar Mervan Bejtullahu në ndeshjen Gyor 3-1 Pyunik Yerevan

Një nga ndeshjet e fazës së dytë të Conference League që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ishte ajo mes hungarezëve të Gyor dhe armenëve të Pyunik Yerevan.

Arbitër në këtë sfidë ishte shqiptari nga Kosova, Mervan Bejtullahu. Pikërisht ky i fundit u shfaq protagonist në këtë duel. Gyor shënoi gol në minutën e 90-të dhe autori, Deniel Shtefulj festoi duke hequr fanellën, për këtë arsye u ndëshkua me karton të verdhë.

Vetëm pak minuta më vonë, Shtefulj u ndëshkua sërish me një karton të verdhë për një faull që shkaktoi. Edhe pse pas kartonit të dytë të verdhë ai duhej të largohej nga fusha, për çudi ai qëndroi dhe vazhdoi lojën.

Ndërkohë që arbitri Bejtullahu duke qenë i pasigurt nisi të këshillohej me ndihmësit, duke vendosur që të mos e nxirrte mbrojtësin nga loja. Ndërkohë që mediat kroate thontë se gjyqtari shqiptar kishte ngatërruar numrat në fanella.

Shtefulj mbante numrin 23, ndërsa Dejan Boldor atë 25. Dhe sipas raportit zyrtar të bërë nga UEFA, kartoni i dytë i verdhë ka qenë pikërisht për Boldor. Kjo ishte një “përhumbje” e arbitrit, gjë e cila krijoi shumë polemika.

Vlen të përmendet se Gyor fitoi me shifrat 3-1 dhe kaloi në fazën e 3-të kualifikuese të Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga