
Bruno Dita
Dinamo eliminoi Hajdukun e Splitit mbrëmjen e sotme duke e mposhtur me shifrat 3-1. Në përfundimin e ndeshjes, kapiteni Bruno Dita foli për mediat.
“Mbrëmje për t’u shijuar dhe për t’u jetuar. Pranë tifozëve tanë në shtëpinë tonë kemi bërë një ndeshje të madhe. Atje u mundëm për gabimet tona, por këtu bëmë një ndeshje të madhe.
Besuam tek të gjithë çunat, të bënim hapin e madh. E bëmë Hajdukun e vogël. I falenderoj të gjithë çunat dhe ma lehtësuan atë gabim në ndeshjen e parë. I kemi marrë ndeshjet me radhë dhe ja ku jemi”, u shpreh Dita.
Poll