Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Disa orë para ndeshjes me Valur, klubi i Vllaznisë njoftim të rëndësishëm për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Disa orë para ndeshjes me Valur, klubi i Vllaznisë njoftim të
Vllaznia / Vllaznit Ultras

Në orën 20:30, Vllaznia do të përballet kundër islandezëve të Valur. Shkodranët barazuan 2-2 në ndeshjen e parë, ndërsa në “Loro Boriçi” kërkojnë të arrijnë të fitorje, diçka që është mëse e realizueshme.

Disa orë para sfidës, klubi shkodran ka dalë me një njoftim zyrtar të rëndësishëm. Vllaznia u kërkon tifozëve që ta mbështesin skuadrën në mënyrën e duhur, pa ndezur mjete piroteknike apo hedhur sende në fushë, pasi kjo sfidë është vlerësuar maksimalisht nga UEFA.

Njoftimi i Vllaznisë:

Të nderuar sportdashës!

Sonte në ora 20:30 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të “UEFA Europa Conference League” në mes ekipit tonë- Vllaznisë dhe atij islandez- Valur. Kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht nga UEFA dhe do të jetë një test për klubin tonë sa i takon mbarëvajtjes së saj. Në këto rrethana, miqësisht do kërkonim nga ana Juaj që ta mbështesni fuqimisht ekipin në fushën e lojës ashtu siç dini të bëni vetëm Ju. Njëkohësisht ju kujtojmë që është e ndalur përdorimi i të gjitha mjeteve piroteknike si dhe hedhja e çdo objekti të fortë në fushën e lojës. Ju ftojmë të gjithë në stadium, për Vllazninë dhe me Vllazninë. Forca Vllaznia!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga