
Dinamo
Dinamo do të luajë ndaj Atletic Escaldes në orën 20:45, duel i vlefshmë për raundin e dytë të Conference League. Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e sfidës së kthimit, me ndeshjen e parë mes tyre që ka përfunduar 2-1.
Në “Elbasan Arena”, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojë vetëm kualifikimin. Dinamovitët besojnë shumë te kalimi në fazën e 3-të dhe për të shtuar akoma më shumë besimin te “Blutë” kanë menduar bastet.
Kompanitë e basteve shikojnë Dinamon si favorite për të fituar këtë duel dhe për të kaluar në fazën tjetër. Fitorja e mundshme e dinamovitëve kuotohet me 1.48, ndërsa barazimi ka vlerën e 4. Nga ana tjetër fitorja e mundshme e ekipit nga Andorra vlerësohet me 5.75.
Poll