
Dinamo, Partizani dhe Vllaznia kanë mësuar ditën e sotme edhe kundërshtarët e tyre në raundin e dytë të Conference League. Siç dihet dinamovitët e Ilir Dajës e nisin aventurën e tyre direkt nga turi i dytë i këtij turneu, ndërkohë “Demat” dhe shkodranët nëse ia dalin të kalojnë me sukses raundin e parë do të mund të luajnë në raundin e dytë.
Kështu Dinamo do të përballet me fituesin e çiftit Atletic Escaldes – Diddeleng. Duelin e parë do ta luajë në transfertë, ndërsa më pas në Shqipëri.
Ndërkohë Vllaznia nëse kalon në raundin e dytë do të sfidojë një skuadër shqiptare. Do të ketë përballë Malishevën, nëse ekipi nga Kosova gjithashtu kalon me sukses ekipin e Vikingur.
Gjithashtu edhe Partizani do të luajë në transfertë duelin e parë nëse kalon në raundin e dytë të këtij turneu. “Demat” do të përballen me fituesin e çiftit St.Patrick’s – Hegelmann.
Ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen më 24 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit me 31 korrik.


