
Arbiter anesor me flamur
Juxhin Xhaja mbrëmjen e sotme do të jetë në krye të detyrës. UEFA ka vendosur sërish t’i besojë arbitrit të Superiores një ndeshje në Europë.
Kështu Xhaja pas performancës së tij në Europa League javën e kaluar, këtë herë do të jetë në Conference League. Do të vendosë drejtësi në sfidës mes Vitoria Guimaraes dhe Fiorentinës.
Përballje kjo që do të luhet ditën e sotme në orën 21:00 në “Estádio D. Afonso Henriques”. Ndihmës të Xhajës do të jenëArbër Zalla dhe Rejdi Avdo, teksa arbitër i 4-të do të jetë Albert Doda. Gjithashtu në AVAR do të jetë sërish një arbitër shqiptar dhe ky do të jetë Kreshnik Barjamaj, teksa VAR-i i është besuar Robert Schroder nga gjermania.

Poll
Lexo gjithashtu
CONFERENCE LEAGUE
Në pritje të shortit, zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë
CONFERENCE LEAGUE