
Egnatia
Egnatia ashtu si Dinamo dhe Vllaznia do të luajë mbrëmjen e sotme në Conference League. Sfidë e cila luhet për llogaritë e ndeshjes së kthimit të raundit të dytë.
Kampionët e Superiores kanë triumfuar 2-0 në sfidën e parë ndaj Dinamo Minsk dhe në “Egnatia Arena” do të synojnë një tjetër fitore, për të shkruar historinë e klubit. Kjo pasi rrogozhinasit do të kualifikoheshin në raundin e 3-të të këtij turne.
Për t’iu dhënë një “dorë” dhe për t’i motivuar kanë menduar kompanitë e basteve. Këto të fundit kuotojnë fitoren e Egnatias me 2.10, ndërsa barazimi ka vlerën 3.40. Nga ana tjetër fitorja e mundshme e Dinamo Minsk kuotohet me 3.10.
Poll