Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Bastet “sakatojnë” Dinamon, i mbyllin “derën” e Europës Ilir Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
Bastet “sakatojnë” Dinamon, i mbyllin “derën”
Hajduk Split - Dinamo

Një ndeshje e vështirë e pret Dinamon e Ilir Dajës ditën e enjte. Dinamovitët në orën 21:00 do të luajnë në Kroaci ndaj Hajduk Split, duel i vlefshëm për raundin e 3-të të Conference League.

“Blutë” përballë gjigandëve kroat do të jenë “all-in”, me Dajën që do të tentojë të marrë maksimumin. Shkalla e vështirësisë dihet dhe te Dinamo janë mjaft të vetëdijshëm.

Por jo vetëm kaq, por edhe bastet “sakatojnë” ekipin e Dajës. Një fitore e mundshme e dinamovitëve ndaj Hajdukut kuotohet me 15, ndërsa barazimi ka vlerën e 5, ndërsa nga krahu tjetër fitorja e kroatëve ka vlerën e 1.20.

Diferenca të “frikshme”, me drejtuesit e “Bluve” që shpresojnë të marrin rezultat pozitiv në Kroaci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga