
Dinamo do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme deri më tani në Conference League. Dinamovitët do të presin në orën 20:45 skuadrën e Jagiellonias për të bërë mes tyre llogaritë e ndeshjes së kthimit të fazës së “Play-Off”.
Përballje kjo e vlefshme për Conference League dhe ku “Blutë” e Ilir Dajës në sfidën e parë janë mposhtur nga polakët me shifrat 3-0. Një 90 minutësh i luftuar pritet të jetë në kryeqytet, ku “djetë” e Dajës do të luajnë “all-in” për të tentuar edhe përmbysjen e madhe.
Në klub ka mjaft optimisëm se mund të bëhet një mrekulli dhe të përmbysin ndeshjen si ndaj Hajduk Split. Një përmbysje do të thoshte edhe kualifikim për herë të parë në grupet e Conference League, me Dinamon që do të shkruante historinë e futbollit shqiptarë.
Për këtë të gjithë tifozët do të jenë “sy e veshë” na “Air Albania” duke mbështetur Dinamon e Dajës për të tentuar një kualifikim historik.