
Szymon Marciniak
Inter do të presë Barcelonën të martën në mbrëmje për gjysmëfinalen e dytë të Champions League. Dy ditë përpara startit të përballjes së kthimit, është zyrtarizuar dhe arbirti që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë.
Është Szymon Marciniak kryesori që do të arbitrojë përballjen në “San Siro” pas dy ditësh. Në ndihmë të arbitrit polak në Milano do të jenë Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik, ndërsa arbitri i katërt Paweł Raczkowski.
Në dhomën e VAR do të jetë holandezi Dennis Higler, i asistuar nga Pol Van Boekel. Rikujtojmë se kryesori Szymon Marciniak do të vendosë drejtësi në finalen e madhe të “Final 4” këtu në Shqipëri më 12 maj.
Poll
Lexo gjithashtu
CHAMPIONS LEAGUE
Formacioni i javës së Champions League, mbizotërojnë djemtë e PSG-së
CHAMPIONS LEAGUE