
Shkëndija - Qarabag
Ndeshja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Qarabag i dhuroi të gjitha, nga emocionet e deri te përplasjet e forta, e përfunduar 0-1. Por rezultati final i shkoi përshtat azerëve, aty ku edhe eksperienca bëri të vetën.
Duhte pranuar se goli i vetëm i ndeshjes erdhi përmes 11-metërshi naiv të shkaktuar nga tetovarët, e shndërruar në gol prej Bayramov (minuta e 18’).
Nëse kjo skenë “amatoreske” nuk do kishte ndodhur, rrjedha e ndeshjes mund të kishte marrë të tjera “ngjyra” për Shkëndijën. Të besuarit e Jeton Beqirit u përpoqën në të gjitha mënyrat për të barazuar, por pa sukses. Dueli i kthimit zhvillohet pas një jave në Azerbajxhan, aty ku “misioni” kualifikim për tetovarët është nderlikuar në ekstrem.
Poll