Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ PO, PO, PO! Shkëndija krenaria e shqiptarëve në Champions League, tetovarët mposhtin kampionët e Rumanisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PO, PO, PO! Shkëndija krenaria e shqiptarëve në Champions
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka triumfuar përballë Steaua Bukuresht, në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese të Conference League. Sfida e zhvilluar në Shkup, përfundoi 1-0 në favor të shqiptarëve.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi sulmuesi Ronaldo Ëebster në minutën e 65-të. Ky i fundit goditi saktë me kokë një top të marrë nga Trumçi dhe më pas “sfera” përfundoi në fundin e rrjetës kundërshtarë.

Vetëm 5 minuta më vonë, Shkëndija mbeti me 10 lojtarë. Ishte Kamer Qaka, ai i cili u ndëshkua me karton të kuq. Ndërkohë që në minutën e 79-të, edhe ekipi rumun mbeti me 10 lojtarë, pasi Tanase u ndëshkua me karton të kuq.

Tashmë Shkëndija është një “hap” më afër kualifikimit. Ndeshja e kthimit do të luhet më 30 korrik, duke nisur nga ora 19:30.

Goli i Webster

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga