Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Plas SKANDALI në Champions League, kapiteni i Real Madrid goditi rivalin me GRUSHT! Arbitri “mbylli sytë”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Plas SKANDALI në Champions League, kapiteni i Real Madrid goditi
Benfica - Real Madrid

Real Madrid ia doli të vendos “nderin në vend” kundër Benficës në Champions League. “Galaktikët” fituan 1 – 0 në mes të Lisbonës, pas “turpërimit” disa javë më parë, ndërsa nuk munguan tensionet, kartoni i kuq dhe fyrjet raciste ndaj sulmuesit Vinicius, ky i fundit ishte autor i golit të vetëm, minuta e 50-të.

Në rrjetet sociale po qarkullon masivisht pamjet nga dueli në linjë mes mbrojtësit të Benficës Dahl dhe kapitenit të Real Madrid Fede Valverde.

Jo vetëm që ka kontakt, por Valverde fillimisht hap krahun me dorën e lirë dhe sapo futet në kontakt fizik, mbledh dorën dhe godet me grusht në qafë mbrojtëin suedez.

Pavarësisht kësaj skene për karton të kuq, e cila ishte plotësisht e qëllimshme, arbtri i ndeshjes François Letexier “mbyll sytë”, duke lejuar vazhdimin e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu