Guirassy në duel me Gjimshitin
Edhe pse në “vija” të përgjitshme, Atalanta luajti më mirë se Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”, ata u mposhtën 0 – 2. Për kapitenin e Kombëtares Berat Gjimshit ishte një ndeshje “horror”.
Vendosjet e gabuara tek të dy golat e pësuar, ku Gjimshiti kishte pozicionin e qendërmojtësit në linjën me 3 mbrapa, shqiptari nuk bëri praktikisht asgjë.
Durimi i trajnerit Raffaele Palladino zgjati vetëm 45 minuta, duke e zëvendësuar sapo filloi pjesa e dytë. Sipas “SofaScore”, Gjimshiti për aq kohë sa ishte në fushë, mori notën më të dobët nga të dyja kampet sëbashku me Scamacca, 6.1.
Notat
Poll
