
Pas humbjes në derbi ndaj Atletico Madrid, Reali është kundërpërgjigjur në Champions League ndaj Kairat Almaty, duke fituar në transfertën kazake me “manita” (5 – 0). Sulmuesi kryesor te “Galaktikët” Kylian Mbappe shënoi 3 gola, konkretisht në minutat 25’, 52’ dhe 74’.
Finalizimet e tjera kanë ardhur nga Camavinga dhe Brahim Diaz. Pas dy javësh në Champions, Reali grumbullon 6 pikë. Në orën 18:45 është luajtur në Bergamo takimi Atalanta – Club Brugge. Ekipi belg kaloi në avantazh me Tzolis (38’). Në pjesë e dytë erdhi përmbysja e madhe prej Atalantës.
Në minutën e 74 Samardzic barazoi shifrat përmes penalltisë, kurse goli i fitores u shënua pranë fundit me Pasalic. Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshit ishtë një nga më të mirët në fushë, i vlerësuar sipas “SofaScore” me notën 7.8
Kairat Almaty - Real Madrid