Leverkusen - Arsenal
Bayer Leverkusen – Arsenal nuk ka pasur fitues, e përfunduar 1 – 1, faza e 1/8-ave në Champions League. Një ndeshje shumë e “vakët” në raste dhe gola.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa pjesa e dytë dhuroi “nota më të çelta”. Në minutën e 46-të, mesfushori Andrich “befasoi” londinezët, duke shënuar për Leverkusen.
Por në fund, konkretisht minuta e 89-të, Havertz barazoi përmes penalltisë. Në total, Arsenali e goditi portën mike vetëm 2 herë, tregues se sa dobët ishin këtë sfidë, ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë sezonit aktual.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave, kësaj radhe në “Emirates Stadium”, aty ku gjithçka është e hapur për kualifikimin.
46' Andrich
89' Havertz
Poll
